Nala
MILK MAKEUP Hydro Grip Setting Spray
MILK MAKEUP Hydro Grip Setting Spray
Couldn't load pickup availability
Një formulë pa alkool për të fiksuar grimin tënd. Hydro Grip Set + Refresh Spray nga MILK MAKEUP vepron si një shtresë mbrojtëse ultra e lehtë midis lëkurës dhe faktorëve të jashtëm.
Vegan dhe cruelty-free, ky spray krijon një shtresë të padukshme që përshtatet me lëvizjet e fytyrës. Është ideal për t'u përdorur si para ashtu edhe pas aplikimit të grimit.
Me dy faza, blu dhe jeshile (faza Grip dhe faza Glow), formula përmban përbërës të përshtatshëm për lëkurën dhe aktivizohet duke tundur shishen.
Formula përmban ekstrakt të agaves blu, i cili vepron si magnet për grimin, ekstrakt të farave të kanabisit, acid hialuronik që rrit hidratimin, aloe vera qetësuese dhe niacinamide (vitamina B3), e cila ndihmon në balancimin e lëkurës.
Faza Grip hidraton dhe rifreskon lëkurën sa herë që ajo ka nevojë për freskim.
Faza Glow, e përbërë nga vaj i farave të kanabisit dhe vaj i farave të moringës, shton hidratim dhe i jep lëkurës një shkëlqim natyral, të lehtë dhe transparent.
Me përfitime që zgjasin deri në 12 orë, mund ta përdorësh gjatë gjithë ditës për të rifreskuar menjëherë lëkurën dhe për të theksuar shkëlqimin e saj.
Share
Ingredients
Ingredients
Water (Aqua, Eau), Hydrogenated Ethylhexyl Olivate, Caprylyl Methicone, Octyldodecanol, Isononyl Isononanoate, Isopropyl Palmitate, Aloe Barbadensis Leaf Juice, Cannabis Sativa (Hemp) Seed Extract, Agave Tequilana Leaf Extract, Prunus Avium (Sweet Cherry) Flower Extract, Melia Azadirachta Leaf Extract, Melia Azadirachta Flower Extract, Corallina Officinalis Extract, Orchis Mascula Extract, Coccinia Indica Fruit Extract, Solanum Melongena (Eggplant) Fruit Extract, Opuntia Ficus-Indica Flower Extract, Ocimum Sanctum Leaf Extract, Curcuma Longa (Turmeric) Leaf Extract, Cannabis Sativa (Hemp) Seed Oil, Moringa Oleifera Seed Oil, Niacinamide, Panthenol, Sodium Hyaluronate, Vegetable Amino Acids, Hydrogenated Olive Oil Unsaponifiables, Maltose, Sodium Phytate, Glycerin, Erythritol, Methyl Gluceth-10, Pentylene Glycol, Polyester-5, PVP, Sorbitol, Propylene Glycol, Pentaerythrityl Tetra-Di-T-Butyl Hydroxyhydrocinnamate, Amber Powder, Homarine HCl, Hydroxyacetophenone, Sodium Chloride, Citric Acid, Sodium Benzoate, Potassium Sorbate, Sodium Acetate, Benzoic Acid, Dehydroacetic Acid, Phenoxyethanol, Blue 1 (CI 42090)
How to use
How to use
Shkunde mirë për të aktivizuar formulën dyfazore. Mbaje shishen 20–25 cm larg fytyrës dhe spërkate në mënyrë të njëtrajtshme dy herë, duke mbajtur sytë dhe gojën mbyllur. Përdore para makeup-it për të hidratuar, përgatitur lëkurën dhe për t’i dhënë shkëlqim natyral. Pas makeup-it, përdore për ta fiksuar deri në 12 orë. Lëre të thahet për një minutë. Mund ta riaplikosh gjatë ditës për të freskuar lëkurën dhe makeup-in.
